Gruda: Gjykata në Hagë po institucionalizon padrejtësinë ndaj Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim Gruda, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Ai tha se mënyra se si po trajtohet një njeri që ishte në ballë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është e papranueshme duke e cilësuar si fyerje jo vetëm ndaj figurës së tij, por edhe ndaj gjithë popullit dhe shtetit të Kosovës.
“Një gjykatë që lejon praktika të tilla duke harruar parimet themelore të drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor, e humb kredibilitetin e saj dhe shkel mbi besimin dhe pritjen që populli i Kosovës kishte që ajo të ofrojë drejtësi me standarde evropiane. Kjo që po ndodh në Hagë është institucionalizim i padrejtësisë”, theksoi Gruda.
Deputeti i PDK-së apeloi që drejtësia të mos shndërrohet në instrument të padrejtësive historike ndaj Kosovës dhe sakrificës së popullit të saj. /Kosova.info/
