Hapet ekspozita e krijuesit Astrit Tota

Në Bibliotekën Kombëtare u hap sot ekspozita e i krijuesit Astrit Tota, i cili artdashësve ua shpalosi krijimet e emërtuara “Rrugëtimi im figurativ”.

Vepra e tij mbart tingullin e shpirtit shqiptar, duke ruajtur rrënjët e identitetit, pavarësisht se frymoi edhe përtej veprave tejoqeanike. Ky është Astrit Tota, i cili artdashësve ua shpalosi krijimet në ekspozitës që u hap sot, të emëruar “Rrugëtimi im figurativ”.

“Përveç pikturave më lanë mbresa të veçanta dekoret e filmave ku ai ka kontribuar te cilat sjellin një dimension të veçantë në artin vizual”, tha Esat Valla, profesor i artit..

“Të shikosh një portret të Astrit Totës është të ndalesh para një pasqyre të shpirtit shqiptar që të kujton që historia nuk është e largët por jeton brenda nesh”, tha Jeton Kelmendi, profesor.

“Nga një projekt i përbashkët që patëm në vitin 1993 të filmit kolonel bunker ku afërsia profesionale dhe ajo miqësore më hapi këtë rrugëtim q ë të thellohem në gjithë atë botën e tij, artistit, krijuesit njeriut të them shumë dimensione të frymës të arteve pamore”, tha Afrim Spahiu.

Dua që ky çast të jetë një rrëfim zemre, një takim i shpirtit tim me ju. Ky është çasti im për t’jua dhënë pjesën më të sinqertë të vetes përmes artit, tha artisti Astrit Tota.

“Në këtë udhëtim artistik nuk kam jetuar me s dy botëve: filmi dhe piktura. Në filma isha i thirrur të krijoj botë që nuk ekzistonin, qytete shtëpi, dekore, kostume, të cilat duhej të bënin skena sa më të besueshme. Në pikturë, përkundrazi, doja të shpreh shpirtin, mallin dhe kujtesën tek personazhe të vendlindjes tipare njerëz shpesh simbole të traditës sonë që më shoqëruan dhe mësuan si artist”, u shpreh artisti Tota.

Për të pranishmit çdo shikim, duartrokitje, apo frymë që përshkon këtë hapësirë është më shumë se mirënjohje për autorin e ekspozitës dhe veprën e tij jetësore, është një lidhje që shkon përtej fjalëve u tha me këtë rast.


Go to TOP