Rama: Prishtina përtej çantave të rënda, 5.600 dollapë të rinj për nxënësit në 9 shkolla
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se për herë të parë nxënësit e kryeqytetit nuk do të përballen më me çanta të rënda, pasi librat tashmë mund t’i lënë në dollapët e shkollës.
Sipas tij, deri tani janë instaluar mbi 5.600 dollapë në nëntë shkolla fillore të Prishtinës duke lehtësuar barrën e përditshme të fëmijëve. Projekti do të zgjerohet edhe në shkollat tjera të kryeqytetit, me synimin që të gjithë nxënësit të kenë hapësirën e tyre personale për ruajtjen e librave dhe mjeteve shkollore.
“Prishtina përtej çantave të rënda”, ka theksuar Rama duke e konsideruar këtë si një hap drejt përmirësimit të kushteve shkollore dhe kujdesit për shëndetin e fëmijëve. /Kosova.info/
