Bajrami: Kurti po kërkon shkelje të Kushtetutës për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka deklaruar se Kurti po u kërkon deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës që të shkelin Kushtetutën duke mbështetur kandidaturën e një personi i cili, sipas saj, “as hipotetikisht nuk e njeh Kosovën, sepse ajo është e përmendur në preambulën e Kushtetutës së Serbisë”.

“Ky është patriotizmi i Albin Kurtit dhe partisë së tij”, ka shkruar Bajrami duke ironizuar qasjen e kryeministrit. /Kosova.info/


Go to TOP