Selmanaj takim me Kryeziun: Vlerësimi për ju është i përhershëm

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka zhvilluar një takim me ish-kryetarin e këtij qyteti, Eqrem Kryeziun, të cilin e ka cilësuar si një figurë që ka lënë gjurmë të thella në historinë politike dhe institucionale të Kosovës.

Selmanaj tha se udhëheqja e Kryeziut në vitet 2000–2007 jo vetëm që ngriti standarde të larta të mirëqeverisjes, por vendosi një kulturë politike që sipas tij mbeti e paarritshme për pasuesit e tij.

“Gjatë bisedës sonë, më bëri përshtypje qartësia e mendimit dhe modestia me të cilën flet për të kaluarën. Është frymëzuese me pa një njeri që, edhe pas kaq vitesh, ruan të njëjtin idealizëm për parimet, integritetin dhe lirinë e mendimit e të veprimit që duhet ta kemi në politikë”, ka theksuar Selmanaj.

Ai përfundoi reagimin e tij duke shprehur mirënjohje për Kryeziun: “Faleminderit për gjithçka që na mësove, profesor – Kryetar Eqrem Kryeziu! Vlerësimi për ju është i përhershëm!”. /Kosova.info/


Go to TOP