Krasniqi: Mohimi i përfaqësimit të serbëve në Kryesi nuk është patriotizëm, por shkelje kushtetuese

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka reaguar pas ngërçit në konstituivin e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se Kryesia e Kuvendit është organ administrativ ku përfaqësohen grupet më të mëdha parlamentare përmes nënkryetarëve. Ai tha se mohimi i përfaqësimit të subjektit më të madh politik të komunitetit serb në këtë organ nuk përbën akt patriotik, por është shkelje e rendit kushtetues.

“Kjo qasje jo vetëm që dëmton shtetin ligjor, por paradoksalisht e forcon Asociacionin me kompetenca ekzekutive, duke u shndërruar në justifikim politik ndërkombëtar,” deklaroi Krasniqi.

Ai apeloi që procesi të trajtohet në përputhje me Kushtetutën dhe rregullat parlamentare, duke paralajmëruar se çdo devijim sjell pasoja të rënda për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. /Kosova.info/


Go to TOP