​Kuka: Sporti gjithmonë para politikës

Kampi stërvitor dhe garat testuese në Banska Bistricë të Sllovakisë, ku ekipi i xhudos qëndroi deri sot, kanë përfunduar me sukses. Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka, ka bërë të ditur se ekipi ka performuar mirë në garën testuese dhe më pas në kampin stërvitor.

Ai ka theksuar edhe pritjen e ngrohtë që ekipi kosovar ka marrë nga organizatorët.

“U respektuam ne, por edhe shteti ynë ashtu siç duhet dhe siç e meritojmë. Sporti gjithmonë para politikës”, ka shkruar Kuka në një reagim në rrjete sociale.

Ndërkohë, një pjesë tjetër e ekipit po vijon përgatitjet në kampin në Bordo të Francës, ndërsa disa prej talenteve të rinj të xhudos kosovare ndodhen në Tokio, djepin e këtij sporti, ku po zhvillojnë përgatitje të veçanta. /Kosova.info/

Go to TOP