Lista Serbe: Basha nuk është figurë që mund të bashkojë deputetët
Lista Serbe shkroi në Facebook se ka votuar kundër Bashës, “për shkak të qëndrimit të tij antiserb, të cilin e përsëriti edhe në seancën e sotme të Kuvendit në Prishtinë, duke përdorur kualifikimet më të rënda ndaj popullit dhe shtetit serb”.
Në fjalimin që mbajti pas zgjedhjes si kryetar i parlamentit, Basha – sipas Listës Serbe – “tregoi se nuk është dikush që mund të bashkojë deputetët, pasi më shumë se gjysmën e fjalimit të tij ia kushtoi ofendimeve në adresë të popullit serb”.
