Nis asfaltimi përreth urave në Mitrovicë, inaugurimi në shtator

Kanë nisur punimet në shtrimin e asfaltit në urën dhe rrugët që lidhin jugun dhe veriun e Mitrovicës.

Nga pjesa veriore asfaltimi është në përfundim e sipër, teksa menaxheri i kompanisë që po zhvillon punimet ka thënë për RTK-në se më 1 shtator ato pritet të përfundojnë.

Lajmin për punimet sot e dha edhe zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Vetëm 54 ditë prej kur filluam. Sot po shtrohet asfalti në urë dhe rrugët që e lidhin urën në jug e veri të Ibrit”, ka shkruar ai.

Go to TOP