​Fluksi në pikat e kalimeve kufitare, Merdarë e Jarinje kolonat me kilometra

Largimi i mërgimtarëve pas pushimeve verore ka bërë që në disa nga pikat e kalimeve kufitare të Kosovës të shkaktohen kolona të gjata.

Sipas gjendjes së orës 19:44, pritjet më të gjata janë në dalje të pikës kufitare Merdare – deri në pesë orë, me kolona të automjeteve 2.7 kilometra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë pesë deri në dhjetë minuta dhe nuk ka kolona.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është njëqindepesëdhjetë metra e gjatë dhe pritjet janë dyzet minuta, ndërsa në hyrje nuk ka pritje, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Jarinjë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është një kilometër e gjatë, me pritjet e qytetarëve pesë deri në dhjetë minuta, teksa në hyrje nuk ka kolona të automjeteve dhe pritjet janë pesë minuta.

Kolona deri në katërqind metra ka edhe në Mutivodë, kur pritjet në dalje shkojnë deri në dy orë minuta, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare nuk ka kolona.


Go to TOP