Quni godet Gërvallën: Brejtësit braktisin anijen, fundosja e LDK-së është fundosja e Kosovës
Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Donika Gërvalla-Schwarz duke përdorur një metaforë të fortë për ta përshkruar qasjen e saj ndaj partisë që dikur e përfaqësonte.
“Brejtësit janë të parët që braktisin anijen kur ajo rrezikon të fundoset. Pas tyre vijnë ata që mendojnë vetëm për veten. Kur anija shpëton, ata bëhen xhelozë sepse nuk ishin pjesë e shpëtimit dhe fitores,” ka thënë Quni.
Ai theksoi se për të, Lidhja Demokratike e Kosovës është e lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e vendit: “Fundosja e LDK-së do të thotë fundosja e Kosovës. Unë do të jem këtu për aq kohë sa ka njerëz që e duan LDK-në të fundosur.” /Kosova.info/
