Kastrati: Askush nuk mund t’ia kalojë Gërvallës në taban kombëtar e mbrojtje të interesit të Kosovës

Gazetari Zejdush Kastrati ka dalë në mbrojtje të ish-ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla duke theksuar se kritikat ndaj saj janë të padrejta dhe vijnë nga individë me të kaluar të dyshimtë.

“Nuk dua të flas për performancën në Ministrinë që drejtoi gjatë qeverisjes Kurti 2, por në aspektin e atdhedashurisë, tabanit kombëtar, sakrificës, vlerave humane e njerëzore… nuk gjindet deputet-e që mund t’ia kaloj. Kush ka bërë më shumë se familja Gërvalla për shqiptarinë nga këta gojekeqinjtë?!” ka shkruar Kastrati.

Ai theksoi se kritikat ndaj Gërvallës vijnë nga “banalista, bijë udbashësh e persona me hipoteka në të kaluarën, të cilëve u është prishur rehatia e bizneset, e disa janë edhe argatë të dreqit.”

Sipas Kastratit, Donika Gërvalla ka qenë më parimore se çdo ministër tjetër i Punëve të Jashtme të Kosovës në raport me faktorin ndërkombëtar duke insistuar në mbrojtjen e interesave të vendit.

“Ky vend ka nevojë për zyrtarë parimorë, konsekuentë, insistues, të dinjitetshëm, e jo servilë, mashtrues e puthadorë që interesin personal e kanë prioritet,” ka shtuar ai. /Kosova.info/


Go to TOP