Lushaku-Sadriu: Rama ka rritur të hyrat e ndërmarrjeve publike, jo me propagandë por me punë

Nënkryetarja dhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar ndaj deklaratave të kandidatit të Vetëvendosjes për Prishtinën, të cilët kanë kritikuar qeverisjen komunale të LDK-së duke thënë se nuk kanë zhvilluar ndërmarrjet publike.

Ajo ka publikuar disa shifra si ilustrim të kundërtës, duke theksuar rezultatet e arritura gjatë mandatit të Përparim Ramës.

“Kur një kandidat për Prishtinën i VV-së thotë se qeverisja komunale e LDK-së nuk i ka zhvillu ndërmarrjet publike, mua më vijnë në mendje këto shifra për tri ndërmarrje:

1. Termokos ka rritur të hyrat për +55%, nga 9.6 milionë € në 14.9 milionë €.

2. Ku’Zina Qendrore e Prishtinës nga 658,000 € në vitin 2022, ka arritur në 1.8 milionë € në vitin 2024.

3. Prishtina Parking nga 2.6 milionë € në vitin 2022, është rritur në 3.4 milionë € në vitin 2024.

Prishtina bëhet nga ata që punojnë njëmend pa demagogji e propagandë, por me punë e dashni,” ka theksuar Lushaku-Sadriu duke e shoqëruar reagimin me një mesazh mbështetës për kryetarin e Prishtinës: “Përparim Rama +4 💪”. /Kosova.info/

Go to TOP