Rexhaj: Lista Serbe duhet ndaluar, por më parë Vetëvendosja si parti simotër e saj

Ish-deputeti Sali Rexhaj ka reaguar lidhur me debatin për moscertifikimin e Listës Serbe duke thënë se ky subjekt politik duhet të ndalohet, por sipas tij, së pari duhet të ndalohet Lëvizja Vetëvendosje, të cilën e quan parti simotër të Listës Serbe.

“Po, Lista Serbe duhet të ndalohet, por së pari duhet të ndalohet Vetëvendosja, partia simoter e Listës Serbe, e cila është vërtetuar se koordinohet me Radoiçiqin dhe paguhet nga Serbia përmes Martin Berishës,” tha Rexhaj.

Ai paralajmëroi se ndalimi i pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhje do të ishte një fitore e madhe për presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe për Vladimir Putinin, pasi një hap i tillë do të rrezikonte sigurinë e Kosovës dhe partnerëve të saj ndërkombëtarë.

“Vet debatimi rreth ndalesës, në kundërshtim me ligjet në fuqi, shkon në favor të Vuçiqit dhe forcimit të Listës Serbe në prag të zgjedhjeve,” përfundoi Rexhaj. /Kosova.info/


Go to TOP