Trump: Vendet e tjera janë të gatshme të dërgojnë ushtarë në Ukrainë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është pyetur se si shkuan bisedimet me liderët botërorë dje në Shtëpinë e Bardhë, derisa i quan ata “njerëz të mirë” që “duan t’i japin fund luftës”.
Ai thotë se konflikti në Ukrainë është më afër tyre sepse SHBA ka një oqean që i ndan.
“Kështu që është një gjë ndryshe për ta. Kur bëhet fjalë për sigurinë, ata janë të gatshëm të vendosin njerëz në terren”, shton ai.
Presidenti thotë se SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë me aspekte të sigurisë, për shembull, përmes mbështetjes ajrore, por thekson se anëtarësimi në NATO nuk mund të jetë forma kryesore e sigurisë nga e cila Ukraina duhet të varet.
