Seanca konstituive për formimin e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë nesër.

Kështu ka bërë të ditur sekretaria e Kuvendit të Kosovës.

Në njoftim thuhet se deputetët nesër do të mblidhen me fillim nga ora 11:00.

Dje, Gjykata Kushtetuese e publikoi aktgjykimin e plotë për ngërçin politik në vend.

Sipas këtij aktgjykimi brenda 30 ditësh duhet të ndodh konstituimi i Kuvendit të Kosovës dhe emri i kandidatit apo kandidates së propozuar për kryeparlamentar nuk mund të votohet më shumë se tri herë.

Lëvizja Vetëvendosje si partia e parë që doli në zgjedhjet e 9 shkurtit e kritikoi këtë vendim duke e quajtur arbitrar dhe cenon demokracinë, ndërsa partitë tjera e kanë mirëpritur këtë vendim.


Go to TOP