Koreografia e kujdesshme diplomatike po luhet në Alaska ndërsa Trump e Putin përgatiten të takohen

Tepihu i kuq pastrohet përpara se presidenti Donald Trump të del nga Air Force One në Bazën e Përbashkët Elmendorf-Richardson të premten.

Samitet e nivelit të lartë si këto gjithmonë drejtohen nga një protokoll i planifikuar me kujdes. Edhe pse takimi i sotëm u organizua me nxitim brenda pak ditësh, aty duket koreografi e kujdesshme.

Çdo gjë, nga koha e mbërritjeve deri te vendi ku janë parkuar aeroplanët, do të ishte negociuar midis dy palëve. Asnjëri burrë nuk dëshiron të shihet duke pritur tjetrin. Dhe edhe pse Trump mbërriti i pari, ai nuk doli nga aeroplani i tij derisa Putin ishte atje për ta takuar, transmeton CNN.

Tepihu i kuq, zakonisht një shfaqje respekti, vjen gjithashtu me një shfaqje të fuqisë ushtarake amerikane, me katër avionë F-22 Raptor të rreshtuar pranë tij. Në samite si këto, asnjë optikë apo moment nuk i lihet rastësisë.


Go to TOP