Trump kërkon armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës
Me më pak se dy orë para se të zbresë në Anchorage, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se pret një armëpushim të shpejtë mes Rusisë dhe Ukrainës, duke shtuar se nuk do të jetë i kënaqur nëse nuk ndodh brenda ditës së sotme.
Me më pak se dy orë para se të zbresë në Anchorage, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka folur sërish me gazetarët nga bordin e Air Force One.
Ai ka deklaruar se dëshiron të shohë një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës “sa më shpejt”.
“Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i kënaqur nëse nuk ndodh sot,” tha Trump.
Ai theksoi se ky proces nuk ka të bëjë me Evropën: “Evropa nuk më tregon mua çfarë të bëj, por ata do të jenë të përfshirë në këtë proces, natyrisht, ashtu si edhe Zelensky.”
Trump gjithashtu tha se SHBA nuk po shpenzon para në luftën në Ukrainë, por përkundrazi po fiton, duke marrë – sipas tij – “çeqe të mëdhenj, të bukur” nga NATO për furnizimin me armë.
“Por nuk më intereson kjo,” shtoi ai. “Unë jam këtu për të ndalur vrasjet.”
