Ali Ahmeti për Arbën Xhaferin: “Vëlla i madh, mik i urtë dhe mendje e kthjellët që e donte kombin”

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar sot figurën e Arbën Xhaferit, në 13-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Ai tha se mungesa e Xhaferit ndihet po njësoj, duke e përshkruar si një mik të urtë dhe një mendje të kthjellët, që e vendoste kombin mbi gjithçka.

“Gjatë luftës së vitit 2001, kur kombi kishte nevojë për unitet, ai ishte aty për të bashkërenduar veprimet tona. As pas luftës, takimet dhe bashkëpunimi ynë nuk u ndalën. Shpesh më thoshte: ‘Më konsidero si vëlla të madh.’ Dhe, ashtu ishte,” shkroi Ahmeti.

Ai e mbylli mesazhin e tij duke thënë: “I përjetshëm kujtimi për Arbën Xhaferin.” /Kosova.info/


Go to TOP