Qytetarët thirren në protestë kundër ‘sistemit të kalbur të drejtësisë’ në Gjilan
Q.S. “Përpjekja” ka bërë thirrje publike për një protestë popullore këtë të premte, më 15 gusht duke nisur nga ora 19:00, para objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan.
Në njoftimin e tyre, organizatorët e kanë cilësuar sistemin e drejtësisë si “të kalbur” dhe e kanë akuzuar atë se po prodhon padrejtësi në çdo hap.
“Sistemi i drejtësisë po vret! I ftojmë të gjithë qytetarët që të marrin pjesë e të bashkohen në këtë protestë kundër padrejtësive që po i bëhen qytetarëve”, thuhet në thirrje.
Protesta synon të jetë një reagim i hapur ndaj vendimeve dhe praktikave të gjykatave, të cilat, sipas organizatorëve, kanë dëmtuar besimin e publikut në drejtësi. /Kosova.info/

