​Mbështetësit e Vuçiq sulmojnë protestuesit në Serbi

Protestat sonte po vazhdojnë në disa qytete në Serbi pas sulmit të djeshëm nga mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS) ndaj demonstruesve në Vërbas dhe Baçka Pallankë.

Tubimet u organizuan nga “Studentët në bllokadë”, të cilët u bënë thirrje qytetarëve të dalin në rrugë dhe të protestojnë para ambienteve të partisë së Vuçiq dhe departamenteve të policisë.

Tubimet më të mëdha po zhvillohen në Beograd, Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe qytete të tjera, duke përfshirë Suboticën, Shabacin, Leskovcin, Somborin, Pançevën dhe Valevën.

Situata u përshkallëzua në Novi Sad kur piroteknikë u qëlluan drejt qytetarëve nga drejtimi i ambienteve të SNS.

Të mbledhurit u përgjigjën duke thyer xhamat e ambienteve të partisë, pas së cilës policia formoi një kordon. Në protestë u hodhën edhe pishtarë dhe u dëgjuan të shtëna topash.

Kolona e protestës në Novi Sad nisi nga kampi studentor, pas debatit “Media në epokën e represionit”, drejt ambienteve kryesore të partisë SNS.

Dje në Vërbas, mbështetësit e Aleksandar Vuçiq sulmuan protestuesit me fishekzjarrë, gurë, shishe dhe çelësa. Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe në Baçka Pallankë.

Protestat në Serbi kanë shpërthyer pas shembjes së tendës hekurudhore më 1 nëntor 2024 në Novi Sad, ku mbetën të vdekur 16 persona.


Go to TOP