Asamblisti Murati dëshmitar në rastin e zjarrvënies së qëllimshme në Lipjan
Asamblisti i LDK-së në Lipjan, Rinor Murati, ka njoftuar se ka përfunduar deklaratën në cilësinë e dëshmitarit në një rast ku një person dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Murati ka treguar se rastësisht ka kaluar pranë vendit të ngjarjes dhe ka parë të pranishëm personin e dyshuar. Ai ka theksuar se zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale e parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës dhe konsiderohet shkelje e rëndë, pasi paraqet rrezik serioz për jetën, pronën dhe sigurinë publike.
“Ju lutem që bashkërisht t’i denoncojmë këto raste dhe këta persona,” ka apeluar Murati, duke falënderuar organet e rendit për bashkëpunimin dhe reagimin e menjëhershëm.
Në Kosovë, veprat që lidhen me zjarrvënien e qëllimshme sanksionohen me dënime të rënda ligjore, me qëllim parandalimin e rrezikut dhe mbrojtjen e sigurisë publike. /Kosova.info/
