Drita po shkëlqen në Rumani, mbyll pjesën e parë në epërsi
Drita është duke bërë paraqitje fantastike në Rumani, pasi e ka mbyllur me epërsi (1-0) pjesën e parë përballë FCSB në kuadër të kualifikimeve për në fazën e ligës në Ligën e Evropës.
Pas vetëm shtatë minutash lojë, Veton Tusha ia doli të mposhte portierin e skuadrës rumune, për t’i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.
