Përleshje në një fshat të Podujevës, një i plagosur me armë zjarri dhe një me sëpatë
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas një përleshjeje të dhunshme mes tyre, për motive ende të panjohura. Gjatë incidentit dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Sipas raportit të policisë, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime nga një mjet i fortë – sëpatë, ndërsa një tjetër është plagosur me armë zjarri. Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Personi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri është arratisur nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura (njëra e dëmtuar), një sëpatë, dy sprej, një shkop metalik dhe tre zinxhirë dore.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin e shtetit.
