Moti me diell dhe temperatura deri në 32°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vikendi parashihet me kushte stabile meteorologjike, me temperatura normale që i përgjigjen konditave klimatologjike të vendit tonë.
Sipas institutit, të shtunën pritet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 28-32°C. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 8m/s”, thuhet në njoftim.
