Rinor Murati rikandidon për Kuvendin Komunal të Lipjanit: Besimi juaj është përgjegjësi
Rinor Murati ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij për Kuvendin Komunal të Lipjanit në zgjedhjet e 12 tetorit duke theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar misionin e nisur katër vite më parë. Në një adresim publik drejtuar qytetarëve të Lipjanit, Murati kujtoi momentin kur në vitin 2021, në moshën 21-vjeçare, mori besimin për të përfaqësuar qytetarët në asamblenë komunale.
“Katër vitet e kaluara kanë qenë një periudhë angazhimi të vazhdueshëm dhe pune me përkushtim. Kam qenë pranë qytetarëve, kam dëgjuar shqetësimet e tyre dhe kam punuar për zgjidhje konkrete,” tha Murati.
Ai theksoi se përvoja e deritanishme e ka bërë më të vetëdijshëm për peshën që mbart besimi qytetar dhe se është i vendosur ta shndërrojë atë në punë të palodhshme për komunitetin.
“Lipjani ynë është më shumë se një vend – është shtëpia ku kultivojmë shpresat dhe punojmë për të ardhmen tonë,” tha ai duke theksuar nevojën për bashkëpunim dhe mobilizim qytetar në funksion të zhvillimit lokal.
Murati kërkoi mbështetjen e qytetarëve për mandatin e ardhshëm, duke deklaruar se besimi i tyre për të është një detyrim për punë e angazhim maksimal.
“Bashkë, me punë, për Lipjanin që e duam,” përfundoi ai. /Kosova.info/
