Stuhi në Kinë, 52 të vdekur
Stuhitë e rrëmbyeshme të shiut vranë të paktën 52 persona në Kinë deri të enjten.
Të paktën 44 persona kanë vdekur dhe nëntë janë të zhdukur në kryeqytetin kinez Pekin, sipas të përditshmes shtetërore Xinhua News.
Të paktën 31 nga viktimat u raportuan në një azil pleqsh në rrethin periferik Miyun, zona më e goditur.
Në qytetin Chengde të provincës veriore Hebei, tetë persona vdiqën dhe 18 të tjerë janë të zhdukur, sipas gazetës shtetërore Global Times.
Shirat e rrëmbyeshëm dëmtuan shumë rrugë dhe shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, duke prishur shumë infrastruktura kritike.
Rajonet lindore, veriore dhe verilindore të Kinës kanë përjetuar gjithashtu kohët e fundit reshje të vazhdueshme të dendura shiu, të cilat shkaktuan përmbytje dhe katastrofa gjeologjike, raporton Anadollu.
Reshjet shkaktuan viktima në provincat Jilin dhe Shangdong, përveç Pekinit dhe Hebei.
