‘Krejt e thirrin Rexhën’, premierë më 9 gusht në Kroaci

Filmi “Krejt e thirrin Rexhën” nga Ibër Deari do ta ketë premierën e tij në “Ljetno Kino Supetar” më 9 gusht nga ora 21:00 në Kroaci në kuadër të `Brač Film Festival`.

Kështu ka njoftuar vet regjisori Deari. “‘Rexha’ do të ketë premierën e tij në Kroaci në kuadër të Brač Film Festival. 9 gusht | ora 21:00 Lokacion: Ljetno Kino Supetar”, ka shkruar Deari në Facebook.

Ky film, në të cilin rolet kryesore i luajnë Afrim Muçaj  e Adriana Matoshi, sjell një histori shumë të veçantë e origjinale për publikun, duke trajtuar temën e migrimit.

Në rolet e tjera luajnë aktorët Ledion Mulaku, Adem Karaga, Mirsad Abazi, Bereda Reshit, Bujar Ahmeti, Labinot Raci, Adrian Aziri, Daniela Markaj, Sara Bajrami. /Kosova.info/


Go to TOP