Ilir Tasholli i bashkohet Vetëvendosjes
Ilir Tasholli ka njoftuar sot se i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje duke theksuar se kjo forcë politike përfaqëson më së miri vullnetin për ndryshim, transparencë dhe zhvillim të qëndrueshëm për Lipjanin dhe të gjithë Kosovën.
Në një postim publik, Tasholli tha se këtë hap e ka ndërmarrë së bashku me disa prej përkrahësve të tij të afërt duke deklaruar mbështetje të plotë për kandidatin e VV-së për kryetar të Lipjanit, Ilir Qeriqi. Ai shtoi se ndan me Qeriqin një vizion të përbashkët për një qeverisje lokale të ndershme, të përkushtuar dhe pranë qytetarëve.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen dhe besimin tuaj ndër vite. Bashkë për Ndryshim dhe bashkë për Lipjanin që duam!”, përfundoi Tasholli në mesazhin e tij. /Kosova.info/
