Drita në disavantazh dhe me një lojtar më pak në pjesën e parë
Drita e ka mbyllur pjesën e parë të ndeshjes kundër Copenhagenit në disavantazh 0-1.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Champions League.
Skuadra mysafire ka kaluar në epërsi në minutën e dyzet e tretë, kur ka realizuar Andreas Cornelius. Gjyqtari portugez Miguel Nogueira e ka shikuar golin përmes sistemit VAR për një mundësi pozicioni jashtë loje gjatë aksionit, por megjithatë e ka pranuar atë.
Ndeshja për skuadren kosovare është bërë edhe më e vështirë në minutën e njëzet e shtatë, kur Liridon Balaj është ndëshkuar me karton të kuq.
Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për shpresat e Dritës, e cila ndeshjen në transfertë e kishte humbur me rezultat 2-0.
