Zbulohet arsyeja pse Burgge nuk po ia jep Jasharin Milanit
Në një video në kanalin e tij në YouTube, eksperti i tregut të transferimeve Alfredo Pedullà foli për negociatat shumë të gjata midis Milanit dhe Club Brugge për Ardon Jasharin:
“Kam bërë disa kërkime dhe do t’ju tregoj pse Club Brugge është kundër Milanit: Fola me një mik timin i cili ishte i përfshirë indirekt në negociata dhe ai më shpjegoi pse janë kundër Milanit. Nuk është vetëm çështje shifre dhe dëshire për të arritur 40 milionë euro me çdo kusht, por janë të mërzitur sepse Milani e ka hipnotizuar djalin. Ata thonë: ‘Ai nuk shfaqet, nuk shkon në kampin stërvitor, nuk luan ndeshjet, nuk mund të mbështetemi tek ai. Ai është i dashuruar me Milanin dhe dëshiron vetëm Milanin, dhe ne do ta bëjmë të paguajë për këtë.’ Ky është thelbi i kësaj, sepse në një situatë normale, ata do ta kishin liruar tashmë”, ka thënë Pedulla.
Ndryshe, së fundi drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ditë më parë deklaroi se oferta e re e cila i ofrohet 40 milionë eurove është e fundit dhe nuk do të ketë përpjekje të tjera në këtë operacion.
