KRU ‘Mitrovica’: 65 shkyçje të realizuara, aksioni vazhdon

Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica” ka njoftuar se në aksionet e tyre deri më tani kanë kryer 65 shkyçje dhe se aksioni do të vazhdojë.

“65 shkyçje të realizuara – dhe aksioni vazhdon!  Të gjithë konsumatorët me borxhe janë njoftuar me kohë për domosdoshmërinë e pagesës. Mos e neglizhoni faturën e ujit! ”, njofton KRU “Mitrovica”.

“Shkyçjet do të vazhdojnë për të gjithë ata që nuk i përmbushin obligimet ndaj KRU “Mitrovica”. Uji është përgjegjësi, jo vetëm shërbim! Ekipet tona janë çdo ditë në teren – për drejtësi dhe barazi ndaj çdo konsumatori. Mos prit paralajmërimin e fundit – paguaj sot!”, thuhet tutje në njoftim. /Kosova.info/

Go to TOP