Termokos përkrah sportin – Fisnik Osmani nderohet nga Federata e Tenisit për mbështetjen ndaj klubeve

Kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike Termokos, Fisnik Osmani, ka pranuar një mirënjohje nga Federata e Tenisit e Kosovës për përkrahjen që kjo ndërmarrje i ka dhënë njërit prej klubeve të tenisit në Prishtinë gjatë këtij viti.

“Sot, nevoja e klubeve sportive për ndihmë është shumë e madhe, por jo sa vullneti dhe angazhimi ynë për t’iu dalë në ndihmë,” u shpreh Osmani duke theksuar se sportistët e Kryeqytetit meritojnë mbështetje të vazhdueshme.

Ai theksoi se përkrahja e sportit është pjesë e angazhimit të Termokosit për një Prishtinë të gjelbër, aktive dhe të shëndetshme.

“Termokos po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër,” përfundoi Osmani duke vënë në pah rolin e ndërmarrjes në promovimin e vlerave sociale dhe komunitare përmes mbështetjes së sportit lokal. /Kosova.info/

Go to TOP