Digjet një lokal në Pejë, dëmi 50 mijë euro

Një biznes i pjesëve të makinave në Pejë është përfshirë nga flakët dhe dyshohet se ngjarja ka lidhje me një konflikt mes dy familjarëve.

Policia e ka konfirmuar se dyshohet se zjarri ka shpërthyer për shkak të këtij konflikti. Sipas njoftimit, dëmi i shkaktuar është rreth 50 mijë euro.

“Rreth orës 11:00, Policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Gani Daci’. Dyshohet se deri te zjarri erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy familjarëve, ku njëri prej tyre ka shkuar në pllacin e tjetrit, ku ia ka vënë zjarrin disa makinave që ishin për pjesë. Sipas viktimës, dëmi është rreth 50 mijë euro”, thuhet në njoftim.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Go to TOP