Lushi: Thaçi s’ka bërë gabime strategjike -po e fitojmë betejën e fundit për lirinë

Veprimtari i çështjes kombëtare, Uk Lushi, ka shprehur bindjen e tij se Hashim Thaçi do të kthehet në Kosovë me verdiktin “i pafajshëm” dhe me një kontribut të pamohueshëm në udhëheqjen e betejave të vendit në tri rrafshe: luftarakisht, diplomatikisht dhe legalisht.

“Hashim Thaçi, si çdo njeri dhe udhëheqës, ka bërë dhe gabime. Por, si njeri dhe si udhëheqës, deri më tash, ai nuk ka bërë gabime strategjike. Për një komb në ngritje e sipër si kombi shqiptar, kjo ka rëndësi të madhe,” ka deklaruar Lushi.

Ai thekson se ky kthim do të jetë i rëndësishëm jo vetëm për familjen e Thaçit, por sidomos për historinë dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës.

“Hashim Thaçi dhe UÇK po fitojmë betejën e fundit dhe me këtë po fitojmë të gjithë shqiptarët që deshëm dhe duam liri, barazi dhe paqe në Ballkan dhe Europë,” përfundon Lushi, duke dhënë një mesazh për bashkimin me çlirimtarët dhe qytetarët në Prishtinë.

“Mirë u takofshim në Prishtinë, me ty, me çlirimtarët e tjerë dhe të gjithë njerëzit e mirë të Republikës! Udhëtimi dhe puna do të vazhdojnë!”, përfundon ai. /Kosova.info/

Go to TOP