Koncert që ndezi Prishtinën: Armend Rexhepagiqi sjell emocion dhe krenari në zemër të kryeqytetit

Në një mbrëmje plot emocione dhe energji të jashtëzakonshme, këngëtari i mirënjohur Armend Rexhepagiqi mbajti një koncert të paharrueshëm në zemër të Prishtinës duke ndezur shpirtin e qytetit me tingujt e këngëve që kanë shoqëruar breza të tërë.

I pranishëm në koncert, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, shprehu emocionet e tij për atmosferën e krijuar duke thënë: “Prishtinë je ma shumë se qytet – je ndjenjë, je melodi që nuk ndalet kurrë! Armend, ti s’mbajte veç koncert – ti ndeze shpirtin e një qyteti të tërë!”

Koncerti u shndërrua në një festë qytetare, ku mijëra qytetarë kënduan së bashku duke rikujtuar fuqinë e artit për të bashkuar dhe frymëzuar. Ishte një natë që dëshmoi edhe një herë se Prishtina nuk është vetëm një kryeqytet, por një zemër që rreh me ritmin e dashurisë, muzikës dhe krenarisë kolektive. /Kosova.info/


Go to TOP