Kuvendi për herë të 49-të tenton konstituivin e legjislaturës
Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës do të mblidhen për herë të 49-të në një përpjekje tjetër për ta konstituuar legjislaturën e nëntë, të dalë nga zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Vazhdimi i senacës konstrituive do të fillojë në orën 11:00.
Brahimaj: Limaj nuk ka vota për kryeparlamentar
Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka arritur një marrëveshje në parim me Listën Serbe dhe Nismën Socialdemokrate. Ai theksoi ka theksuar se nuk do të ketë votë për kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
““Që nga fillimi e kemi thënë që këta kanë një marrëveshje. Limaj e ka pranuar edhe vetë që janë takuar disa herë. Po, sigurisht nëse ata bien në dakordancë, votën time personale Limaj nuk do ta ketë”, ka deklaruar ai.
Hasani: Më shumë po kalkulojnë për interesa të ngushta sesa për interes të shtetit
Pak para nisjes së seancës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani, ka thënë se kryetarët e partive parlamentare, pa përjashtim, më shumë po kalkulojnë për interesa të ngushta sesa për interes të shtetit.
“Secili kryetar, pa përjashtim, po kalkulon në interesa të ngushta dhe asnjë në interes të shtetit. Shteti i Kosovës ka nevojë për qeverisje, sidomos ka interes për Gjykatën Speciale pas rrëzimit të mocionit atje dhe t’i dalim në mbështetje të tyre”, ka derklaruar Hasanii.
Të enjtën ka dështuar seanca e 48-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Në hapje të saj kryesuesi Avni Dehari, pasi konstatoi kuorumin në sallë, përsëriti kërkesën për subjektet politike për propozime për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë.
Në mungesë të propozimeve, kryesuesi Dehari procedoi me hedhjen në votim të komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës. Për përbërjen e komisionit votuan 51 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk pati.
Në këto rrethana kryesuesi Dehari ndërpreu seancën, duke paralajmëruar vazhdimin e saj për sot.
