Erjon Kastrati rikthehet te Ylli

Golden Eagle Ylli ka bërë një lëvizje të madhe në tregun e kësaj verë, duke rikthyer në skuadër basketbollistin e njohur të Kombëtares së Kosovës, Erjon Kastrati.

Pas tri viteve të suksesshme me KB Trepçën, Kastrati ka vendosur të rikthehet në Suharekë, aty ku shkroi histori në sezonet 2020/21 dhe 2021/22, duke qenë një nga figurat kyçe në fitimin e titujve kampion nga Ylli.

Ylli përmes një njoftimi, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Kastratin e cila është e vlefshme për tri vjet.

30-vjeçari është një nga lojtarët më të suksesshëm në basketbollin kosovar në vitet e fundit, me katër tituj kampioni në pesë vitet e fundit, dy prej të cilëve i fitoi me Yllin dhe dy të tjerë me Trepçën.

Kthimi i tij pritet të jetë një përforcim i madh për një Golden Eagle Ylli që këtë verë ka nisur një ri-organizim të thellë në skuadër dhe synon rikthimin në majat e basketbollit kosovar.

Go to TOP