AAK publikon kandidaturat për kryetarë komunash
Sot, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash, me ç’rast u përmbyll me sukses cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
Kandidaturat e reja të miratuara janë: Enver Hoti – Malishevë, Hafize Sallahu – Kaçanik, Mensut Ademi – Vushtrri, Ali Krasniqi – Obiliq, Beqir Kiqina – Drenas.
Këtyre u shtohen edhe 19 kandidatura të zyrtarizuara më herët nga Aleanca: Ardian Gjini – Gjakovë, Ali Berisha – Pejë, Bali Muharremaj – Suharekë, Smajl Latifi – Rahovec, Zenun Elezaj – Klinë, Bashkim Ramosaj – Deçan, Bekë Berisha – Prishtinë, Ajet Avdyli – Novobërdë, Nazim Gagica – Gjilan, Besnik Krasniqi – Prizren, Xhemile Murati – Ferizaj, Qazim Nimani – Mitrovicë, Faton Jakupi – Kamenicë, Ukë Blakaj – Istog, Agron Kuçi – Junik, Vildane Latifi – Fushë Kosovë, Baki Feta – Podujevë, Labinot Bislimi – Viti dhe Ilir Tasholli – Lipjan.
Në njoftimin e bërë nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, theksohet se kandidatët e Aleancës përfaqësojnë vlera të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve.
“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” thuhet ndër të tjera në njoftimin e Haradinajt. /Kosova.info/
