Oda e Avokatëve njofton datën e provimit për Kodin e Etikës Profesionale
Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) ka njoftuar të gjithë kandidatët e interesuar se provimi për Kodin e Etikës Profesionale për Avokatë do të mbahet më 2 gusht 2025 (e shtunë), në zyrën qendrore të OAK në Prishtinë.
Sipas njoftimit, provimi do të organizohet në grupe të ndara sipas orareve të caktuara, për të cilat kandidatët do të njoftohen paraprakisht nga administrata e OAK përmes emailit.
Afati i fundit për aplikim është 30 korrik 2025, deri në orën 16:00. Kandidatët që nuk e plotësojnë aplikimin brenda këtij afati nuk do të mund të marrin pjesë në provim.
Për më shumë informata apo sqarime shtesë, kandidatët mund të kontaktojnë administratën e OAK. /Kosova.info/
