Bale për Chelsea-n: Nuk janë larg titullit në Premier League
Ish-ylli i Real Madridit dhe Tottenhamit, Gareth Bale, mendon se Chelsea është në rrugë të mirë që ta fitojë titullin e kampionit në Premier League.
Komentet e uellsianit vijnë pasi londinezët fituan Botërorin e Klubeve për Klube, duke mundur PSG-n, me rezultat 3-0, të dielën mbrëma.
Në këtë ndeshje të madhe, Cole Palmer shkëlqeu me dy gola fantastikë dhe një asist për Joao Pedro, duke triumfuar përball kampionëve në fuqi të Evropës.
Një performancë kaq imponuese ka ngritur menjëherë pritshmëritë për Chelsean në sezonin e ardhshëm të Premier League, sidomos pas investimeve të mëdha dhe suksesit në arenën ndërkombëtare.
Duke folur për “DAZN”, Gareth Bale u shpreh optimist për shanset e ‘Bluve’ të Londrës në Angli.
“Nuk mendoj se janë larg titullit”, ka thënë Bale.
Kjo deklaratë nga një emër i madh si Bale është një sinjal i fortë për rivalët në Premier League, të cilët tashmë duhet ta shohin Chelsean si pretendente serioze për trofeun në sezonin 2025/26.
