Rama nis kapitullin e ri me AI: Prishtina drejt qeverisjes digjitale dhe efikase

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar planin strategjik për përfshirjen e Inteligjencës Artificiale në qeverisjen lokale duke e cilësuar këtë si një kapitull të ri për Kryeqytetin në epokën e teknologjisë.

“Sot takova përfaqësues të disa prej kompanive më të suksesshme të IT-së në Kosovë – profesionistë që janë liderë në tregjet ndërkombëtare dhe dëshmi e kapacitetit të jashtëzakonshëm të vendit tonë,” tha Rama duke theksuar se bashkëpunimi publik-privat është çelësi i transformimit të administratës komunale.

Sipas tij, zbatimi i AI-së synon të sjellë: më pak burokraci; më shumë efikasitet dhe më shumë transparencë.

Plani parashikon shërbime më të shpejta, komunikim më të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe një administratë që punon me teknologji moderne në funksion të përmirësimit të jetës në Kryeqytet.

“Ky është premtimi ynë: një Prishtinë që kujdeset për njerëzit që e bëjnë të gjallë ë ju,” përfundoi Rama. /Kosova.info/

Go to TOP