Deliu-Kodra: VV po shpërndanë të pavërteta rreth Ligjit për Amnistinë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka reaguar ndaj deklarimeve të sotme të dy deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni e Artan Abrashi të cilët në një konferencë për media sot, folën për Ligjin për Amnisti që thanë se më këtë ligj u amnistuan kriminelët serb që kryen krime në veri.

Deliu-Kodra, deklarimet e tyre i ka quajtur propagandë të organizuar, derisa ka thënë se nuk është e vërtetë që ai ligj falë vrasjet.

Ajo i ka bashkëngjitur reagimit të saj edhe nenin 4 të ligjit ku flitet për përjashtimet nga amnistia.

“Gënjeshtrën që e nisi Albin Kurti, sot e vazhduan deputetët e tij, Arbrësha Kryeziu dhe Artan Abrashi. Të gjithë në kor po shpërndajnë një të pavërtetë të plotë lidhur me Ligjin për Amnistinë, duke thënë se ai ka falur edhe vrasje. Por e vërteta është fare e thjeshtë: Neni 4 i ligjit e përjashton qartë çdo vepër që ka shkaktuar vdekje apo lëndime të rënda. Kjo nuk është as keqkuptim dhe as mungesë informacioni. Është shpifje e pastër, e qëllimshme. Dhe më keq akoma, është propagandë e organizuar, që synon të manipuloj publikun për t’i mbuluar dështimet e skandalet e tyre”, ka shkruar deputetja e PDK-së Blerta Deliu- Kodra. /Kosova.info/


Go to TOP