Maresca para ndeshjes me Fluminense: Skuadrat braziliane janë energjike

Trajneri i Chelsea, Enzo Maresca, ka paralajmëruar një tjetër përballje të fortë ndaj një ekipi brazilian, duke theksuar se Fluminense nuk do të jetë më pak energjik se kundërshtarët e mëparshëm të “Bluve” në këtë edicion të Kupës së Botës për Klube.

“Ndeshjet e para me skuadrat braziliane kanë qenë shumë të mira, plot energji. Nesër pa dyshim do të jetë njëjtë”, ka thënë Maresca në konferencën për media të mbajtur të hënën, në prag të gjysmëfinales që do të luhet të martën në stadiumin “MetLife” në New Jersey. “Fluminense ka një trajner me përvojë, shumë lojtarë cilësorë dhe një stil loje të qartë. Në këtë fazë të turneut, çdo ndeshje është e vështirë”, ka shtuar tekniku italian. 

Fluminense, fituese e Copa Libertadores 2023, udhëhiqet nga ish-mbrojtësi i Chelsea, Thiago Silva, tashmë dyzet vjeç, dhe përfaqëson kundërshtarin e tretë brazilian për londinezët, pas humbjes ndaj Flamengo dhe fitores ndaj Palmeiras.

Chelsea do të jetë pa dy lojtarë të rëndësishëm: Liam Delap dhe Levi Colwill, për shkak të pezullimeve. Moises Caicedo rikthehet në mesfushë, ndërsa Romeo Lavia mbetet jashtë për shkak të lëndimit. Nicolas Jackson është sërish në dispozicion pas pezullimit, ndërsa përforcimi më i ri, Joao Pedro, synon debutimin si titullar.

Go to TOP