Rame Lahaj International Opera Festival hap dyert më 23 korrik

Edicioni i pestë i Rame Lahaj International Opera Festival (RLIOF) do të zhvillohet nga 23 korriku deri më 2 gusht, duke sjellë një sërë koncertesh dhe aktivitete të ndryshme për adhuruesit e operës dhe muzikës klasike.

Festivali do të zgjasë 10 ditë, do të fillojë më 23 korrik me koncertin e njohurës Nexhmije Pagarusha, që do të mbahet në hapësirën e jashtme të Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Pas kësaj, ky koncert do tëmbahet edhe në Pejë dhe Mitrovicë më 24 dhe 25 korrik.

Programi i festivalit përfshin edhe mbrëmje të tjera të rëndësishme, si “Educating the Audience of the Future” më 27 korrik, “Opera Night” më 28 korrik në Prishtinë, dhe “New Generation” më 29 korrik në Universitetin e Arteve. Mbrëmja “Ensemble Evening” do të mbahet më 30 korrik, ndërsa festa përmbyllëse, Gala Night “Rame Lahaj & Friends”, do të zhvillohet më 2 gusht në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.


Go to TOP