Vdes një 60-vjeçar në një lokal në Prizren
Një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur të dielën në një lokal në Prizren. Sipas njoftimit nga Policia, viktima ishte i shoqëruar nga vëllai i tij.
“Sot rreth orës 09:20 në rr. Ilaz Kodra në Prizren, qytetari T.Q. i moshës rreth 60-vjeçare, deri sa ishte në një lokal së bashku me vëllain e tij, për një moment i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Të pranishmit menjëherë kanë kërkuar ndihmën mjekësorë, ku emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo edhe përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, mjeku ka konfirmuar vdekjen e të ndjerit. Sipas vëllait të viktimës, i ndjeri kishte probleme shëndetësore të mëhershme”, njofton policia.
Për rastin është njoftuar Prokurori Publik i shtetit i cili ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve policore.
Policia ka bërë të ditur se me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe rasti rasti është duke u hetuar. /Kosova.info/
