Chebet në historinë e atletikës, theu rekordin botëror

Atletja keniane Beatrice Chebet ka thyer rekordin botëror në garën 5 mijë metra në takimin e Ligës Diamond në qytetin amerikan Eugene me një kohë prej 13 minutash e 58.6 sekondash. 

25 vjeçarja u bë gjithashtu atletja e parë femër në histori që vrapoi pesë kilometra në më pak se 14 minuta.

Ajo theu rekordin e mëparshëm botëror të mbajtur nga Gudaf Tsegay.

Go to TOP