Seanca konstitutive vazhdon sonte në orën 20:00
Seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë për herën e 42-të në orën 20:00.
Kjo është konfirmuar nga sekretari i Kuvendit, Arben Loshi në një deklarim të shkurtër para mediave.
“Seanca konstituive e përcaktuar për në porën 11:00, pas alarmit për bombë vazhdon punimet në orën 20:00.
Shtyrja është bërë për shkak të një kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, ku për pasojë janë evakuuar i gjithë stafi i Kuvendit, deputetët dhe gazetarët.
