Botërori i Klubeve: Fluminense ‘rrëzon’ Interin, kalon në çerekfinale

Interi i Milanos ka përfunduar aventurën e tij në Kupën e Botës për Klube, pas disfatës 0-2 ndaj Fluminenses në ndeshjen e zhvilluar të hënën mbrëma në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Skuadra braziliane u tregua më e saktë dhe më efikase, duke siguruar kalimin në çerekfinale të turneut falë dy golave vendimtarë.

German Cano zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 3-të, duke i dhënë avantazhin Fluminenses, ndërsa goli i dytë erdhi në kohën shtesë (90+3’) me anë të Hercules, duke vulosur fatin e takimit.

Pavarësisht disa rasteve të krijuara nga zikaltrit, Interi nuk arriti të gjejë rrugën drejt rrjetës, duke e mbyllur kështu para kohe pjesëmarrjen në këtë garë prestigjioz.

Ndërkohë, Fluminense vazhdon ëndrrën dhe siguron një vend mes tetë më të mirëve në botë.

Go to TOP