Pogba prezantohet te Monaco: Jam i vendosur të rikthehem më i fortë

Pas zyrtarizimit të transferimit të tij te Monaco, kanë mbërritur edhe fjalët e para të Paul Pogba-s si lojtar i ri i klubit nga Principata.

Mesfushori francez rikthehet në fushë pas një periudhe të gjatë pezullimi për shkak të një rasti dopingu dhe ndërprerjes së kontratës me Juventusin në nëntor të vitit 2024.

Në prezantimin e tij përmes kanaleve zyrtare të klubit, Pogba nuk i kurseu kritikat për aventurën e fundit në Torino, duke theksuar rëndësinë që ka për të rikthimi në formë.

“E para është të rikthej ndjesinë e të qenit në fushë. Më pas, të arrij formën time më të mirë për të ndihmuar ekipin me maksimumin tim. Të stërvitesh vetëm nuk është njësoj si të jesh pjesë e një grupi”, tha Pogba.

Mesfushori 31-vjeçar ka theksuar gjithashtu se do të ndjekë një program të personalizuar për të rifituar plotësisht formën fizike.

“Do të ketë një program të posaçëm për mua, që të gjej ndjesinë e duhur. Ndihem mirë, jam optimist dhe shumë i vendosur. Mezi pres të jem sërish pjesë e grupit, të luaj dhe të rikthehem në fushë”, theksoi ai.

Transferimi te Monaco konsiderohet një shans i dytë për Pogban, i cili kërkon të rigjejë veten dhe të tregojë vlerat e tij në elitën e futbollit francez. 

Go to TOP